Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë persona të pastrehuar në Las Vegas janë qëlluar nga një i dyshuar i vetëm

NULL NULL
02.12.2023 20:05
të shtëna
të shtëna

Pesë persona të pastrehuar u qëlluan në Las Vegas të premten, njëri prej tyre për vdekje dhe policia po kërkonte një të dyshuar të vetëm, thanë autoritetet.

“Ne besojmë se kjo është një ngjarje e izoluar,” u përgjigj nënkoloneli, Mark Lourenco në një mesazh me tekst kur u pyet për situatën.

Një sulmues ishte i përfshirë, por një i dyshuar nuk ishte kapur, tha Lourenco të premten në mbrëmje, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Një komandant policie fillimisht tha se dy persona ishin vrarë, por zëdhënësi i departamentit të policisë tha më vonë në një konferencë se një burrë rreth të 50-tave ishte shpallur i vdekur dhe një tjetër ishte në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerë ishin në gjendje të qëndrueshme.

Të shtënat vijnë pasi policia në Los Anxhelos njoftoi të premten se po kërkonte një të dyshuar për të shtënat fatale ndaj tre personave të pastrehuar në incidente të veçanta javën e kaluar.

Departamenti i policisë në Los Anxhelos ka ngritur një grup hetues pasi tre burrat u qëlluan dhe u vranë në orët e para të mëngjesit teksa po flinin. Secili burrë ishte i vetëm kur u qëllua, tha shefi i policisë së Los Anxhelosit, Michael Moore, të premten.

Në vazhdën e vrasjeve në Los Anxhelos, kryebashkiaku, Karen Bass u kërkoi 46 mijë njerëzve të pastrehuar të Los Anxhelosit që të shmangin të qenit vetëm gjatë natës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.