Pesë persona e rrahin një 18-vjeçar në Korçë NULL NULL 19.06.2024 19:49 19.06.2024 19:49 Policia. Foto ilustruese Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Korçë, ku bëhet e ditur se një 18-vjeçar është rrahur me sende të forta nga pesë të rinj. Mësohet se 18-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetë, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, bëhet e ditur se pesë të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo të njëjtit janë identifikuar nga policia.