Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë mysafirë në ASIST, diskutohet rreth Prince Caffe Superligës dhe basketbollit femëror

NULL NULL
07.11.2022 17:58

Me fillim nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI, emisioni i vetëm në shqiptari i dedikuar ekskluzivisht basketbollit, sonte vjen me premierën e episodit numër 508 dhe sjell një tregim fantastik rreth basketbollit kosovar si në konkurrencën e meshkujve po ashtu edhe në atë të femrave.

Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiro e nëntë në Prince Caffe Superligë teksa përsëri pamë duele interesante si ato të së dielës mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës si dhe ndeshja tjetër Bashkimi – Trepça, teksa duhen përmendur edhe debutimet sezonale në Ligën Ballkanike të skuadrave tona, Bashkimit dhe Pejës.

Për të diskutuar dhe analizuar rreth krejt asaj që pamë gjatë javës që shkoi të ftuar në ASIST janë 3 mysafirë special, të cilët momentalisht kryejnë funksionin e ndihmës-trajnerëve në elitën e basketbollit tonë Andin Rashica nga Sigal Prishtina, Elbasar Gështenja nga Bashkimi dhe Brahim Veseli nga Trepça.

Si ndodhi që Sigal Prishtina të lëshojë epërsinë që pati ndaj Yllit dhe në fund ta humb ndeshjen?

Çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes mes Bashkimit dhe Trepçës dhe pse u ndërpre për disa minuta dueli?

Kush ishin 5-shja dhe MVP i xhiros së fundit në ASIST?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por edhe shumë më tepër mund t’i mësoni në episodin 508 të ASISTIT, ku gjithashtu do të diskutohet edhe për basketbollin femëror  që po sjellë ndeshje të bukura në Superligë mirëpo po bëhet gati edhe për startin e Ligës Unike me të ftuarat në studio, basketbollistet nga Penza dhe Sigal Prishtina: Erjona Krasniqin dhe Agnesa Rrahmanin.

Poashtu në ASIST si çdoherë tjetër vjen rubrika speciale “Shqiptarët nëpër botë” ku këtë javë u veçua me paraqitje fantastike Edon Maxhuni që po paraqitet për mrekulli në Bundesligën gjermane me skuadrën e Crailsheim Merlins si dhe tregimi me lajmet më interesante dhe ecurisë së ligës më të fortë në botë, NBA gjatë javës që lamë pas.

Një episod tjetër fantastik dhe për të mos u humbur i ASISTIT, ndiqeni në Sport 1 dhe Klan Kosova.

lajme të ngjashme