Pesë kandidatët për gjyqtar në Kushtetuese testohen me shkrim – testi, 3 pyetje e 1 ese (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 19.05.2023 20:31 nga Qendresa Sinani 19.05.2023 20:31 Pesë kandidatë po garojnë për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Ramadan Gashi, Hasan Shala, Emrush Kastrati, Bardhi Bokshi dhe Selman Ymeri të premtën iu nënshtruan testit me shkrim për këtë pozitë, derisa javën e ardhshme pritet edhe intervistimi me gojë. Përpilimi i pyetjeve u bë nga komisioni përkatës në krye me deputetin e VV-së, Adnan Rrustemi, derisa i tërë procesi u monitorua edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, njofton Klan Kosova. Ky proces kishte dështuar dy herë radhazi, ndërsa herën e tretë vetëm njëri kandidat kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.