Pesë gjëra që duhet t’i mbani sekret NULL NULL 09.06.2016 16:30 09.06.2016 16:30 Janë disa gjëra që ja vlen t’i mbani vetëm për vete. Edhepse ekziston një dëshirë e madhe për t’i ndarë këto gjëra me të gjithë, kjo nuk do t’ju sjellë asgjë të mirë. Më poshtë mund të lexoni për pesë gjërat që gjithmonë duhet ti mbani sekret. Mos i zbuloni planet tuaja ambicioze. Mbani për vete deri në momentin kur arrini ti realizoni ato. Nëse zbuloni planet tuaja atëherë personat tjerë do të kuptojnë edhe pikat tuaja të dobëta të cilat mund ti përdorin për qëllime të ndryshme. Mos bëni publike çfarëdo lloj pune bamirësie që keni bërë. Virtytet më të mëdha qëndrojnë kur bëjmë diçka të mirë pa shpresuar për njohje. Kurrë mos i tregoni sekretet e stilit të jetës tuaj. Nuk ja vlen që të mburreni se si po mbani dietë apo si e menaxhoni që të zgjoheni në mëngjes pa probleme etj. Në qofte se keni hequr dorë nga disa kënaqësi për të përmbushur nevojat tuaja shpirtërore nuk ka kuptim që të flisni për to. Mos i shpalosni konfliktet apo problemet që keni brenda familjes tek të tjerët. Sa më shumë që bëni të ditur këto probleme ato do të bëhen më të forta. Mënyra më e mirë për ti zgjidhur problemet apo konfliktet familjare është brenda rehatisë dhe privatësisë se ambientit familjar. Mos flisni për gjerat e pahijshme që ke dëgjuar apo që kanë bërë të tjerët. Nëse flisni për gjërat e ndyta që kanë bërë të tjerët është e njëjtë si të hyni në shtëpi me këpucë të ndyta.