Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë drejtorë farmaceutikë dënohen për dhënien e ryshfetit për shitje të ilaçeve opioidë

NULL NULL
05.05.2019 23:00

Pesë drejtues të lartë të Insys Therapeutics – prodhuesit të Subsys, një version sintetik i opioidit fentanyl jashtëzakonisht i fuqishëm  – u gjetën të fajshëm nën akuzat për dhënien e ryshfetit për mjekët për të përshkruar ilaçin e dhimbjes për njerëzit që nuk kishin nevojë për të.

Ata gjithashtu u dënuan për mashtrimin me Medicare dhe sigurimet shëndetësore private.

Andrew Lelling, prokurori amerikan për rrethin e Masaçusetsit, i quajti dënimet si “ndjekja e parë e suksesshme e drejtuesve të lartë farmaceutikë për krimet që lidhen me marketingun e paligjshëm dhe përshkrimin e opioideve”.

Juria mori 15 ditë për të arritur vendimin e saj kundër drejtuesve, duke përfshirë themeluesin dhe miliarderin John Kapoor.

Lelling përshëndeti verdiktin duke e quajtur një “vendim historik” dhe ndërmarrje e një veprimi kundër drejtuesve farmaceutikë që vendosën lakminë përpara nevojave të publikut amerikan.

“Këta drejtues shfrytëzuan pacientët e pambrojtur dhe u dhanë ryshfet  mjekëve të pandershëm  që të përshkruanin një nga ilaçet më të fuqishme me opioidë, të cilat kurrë nuk duhet të ishin administruar”, tha Joseph R. Bonavolonta, agjenti special i ngarkuar me FBI-në.

Përveç Kapoor, të pandehurit ishin Richard Simon, 48 vjeç, ish drejtori kombëtar i shitjeve; Sunrise Lee, 38 vjeç, një ish-drejtor rajonal i shitjeve; Joseph Rowan, 45 vjeç, ish drejtor rajonal i shitjeve; dhe Michael Gurry, 55 vjeç, ish nënkryetar i tregjeve të menaxhuara.

Kapoor, 76 vjeç, dhe katër të tjerët mund të dënohen me deri në 20 vjet burg.

lajme të ngjashme