Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë arsye pse duhet të përfshini djathin në dietën tuaj ditore

NULL NULL
12.11.2021 19:45

Nëse nuk jeni intolerant ndaj laktozës, atëherë djathi mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për ju. Nga forcimi i kockave deri tek ruajtja e shëndetit të zemrës, djathi i sjell dobi trupit të njeriut për sa kohë që ne nuk hamë shumë, përcjellë Klankosova.tv.

Sipas një raporti të Healthline, djathi është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, vitaminës B12, zinkut, fosforit, magnezit, i cili është gjithashtu i dobishëm për dhëmbët. Djathi gjithashtu është i pasur me acide yndyrore omega 3, vitaminë D dhe vitaminë K2, të cilat mbajnë larg probleme të ndryshme shëndetësore, shkruan News18, transmeton Klankosova.tv.

Këtu janë disa përfitime shëndetësore të djathit:

1) Sipas Healthline, djathi vepron si një mburojë rreth dhëmbëve dhe acidi laktik i pranishëm në të mbron smaltin e dhëmbëve. Kalciumi, fosfori, vitamina D e pranishme në të i mbajnë dhëmbët të fortë nga brenda dhe parandalojnë dëmtimin e tyre.

2) Kontrollon peshën: Konsumimi i një sasie të konsiderueshme djathi çdo ditë ndërton muskuj dhe mban peshën nën kontroll. Nëse dëshironi të humbni peshë, përfshini djathin në dietën tuaj të përditshme.

3) Mban zorrët të shëndetshme: Djathi përmban mikrobaktere të mira që mbajnë zorrët të shëndetshme. Ai gjithashtu punon për të rritur procesin metabolik dhe për të përmirësuar tretjen. Për më tepër, djathi është yndyrë e ngopur e cila i jep energji trupit.

4) I mirë për trurin: Djathi përmban acide yndyrore si Omega 3, 6 dhe aminoacide, të cilat veprojnë si një tonik në tru.

5) Ndërton kocka të forta: Duke qenë i pasur me vitaminë B, kalcium dhe vitaminë D, i mban kockat të forta dhe është shumë i dobishëm për fëmijët. Djathi mund të konsumohet edhe për të mbrojtur të moshuarit nga osteoporoza. Nga kjo e fundit, kockat bëhen më të prekshme ndaj rrezikut të frakturës, të dobëta dhe të brishta.

 

 

 

 

lajme të ngjashme