Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përzierja me dy përbërës që pastron xhamat

NULL NULL
08.05.2018 15:01

Xhama me njolla, papastërti apo shenja të duarve të fëmijëve tuaj të vegjël?

Harrojini të gjitha këto sepse me këtë përzierje ato do të shkëlqejnë nga pastërtia. Mund ta përgatisni shumë lehtë me këto përbërës që gjenden rreth shtëpisë tuaj.

Mbi të gjitha kanë një kosto të papërfillshme që ju zgjidh një problem shumë të madh dhe të bezdisshëm njëkohësisht.

Përbërësit:

  • 4 litra ujë
  • 1 gotë uthull e bardhë
  • 2 lugë gjelle niseshte

Përgatitja:

  1. Miksoni niseshtenë në një enë të madhe me ujë dhe uthull. Hidheni përzierjen në shishe sprai në mënyrë që ta keni gati sa herë t’ju nevojitet.
  2. Spërkatini sipërfaqet prej xhami me përzierjen e përgatitur dhe fshijini me gazeta në mënyrë që të mos mbetet asnjë lloj shenje./ Shije.al.
lajme të ngjashme