Përzgjidhen U17-shat e Kosovës për Evropianin në Belgjikë NULL NULL 03.10.2024 16:16 03.10.2024 16:16 Foto ilustruese-arkiv Foto: FFK Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se futbollistët e përzgjedhur nga përzgjedhësi Arbnor Morina të U17-ve do të udhëtojnë për në Belgjikë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues për Evropianin U17. Dardanët U17 janë pjesë e Grupit 4 me Belgjikën, Kazakistanin dhe Ukrainën. Më poshtë i keni terminet se kur do t luajnë: 9 tetor 2024; “KRC Genk Arena” – Stadiumi B, Genk; 14:00; 12 tetor 2024 “KRC Genk Arena” – Stadiumi B, Genk; 19:00; 15 tetor 2024; “Academie Robert Louis-Dreufus”, Liege; 15:00.