Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përvjetori i masakrës në Lybeniq të Pejës, dy krerët e shtetit shmangin përshëndetjen

NULL NULL
01.04.2026 12:51

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë, një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.

Në nderim të civilëve të vrarë, homazhe në këtë fshat bënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Megjithëse të pranishëm në të njëjtin vend, dy krerët e shtetit nuk u përshëndetën me njëri-tjetrin. Kështu raportoi nga vendi i ngjarjes gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.

E pyetur nga gazetarja lidhur me këtë situatë, presidentja deklaroi se nuk e kishte parë kryeministrin Kurti.

“Nuk e kam parë, por kemi bashkëpunim”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

lajme të ngjashme