Përurohet Muzeu Mesjetar në Korçë NULL NULL 03.10.2016 18:55 03.10.2016 18:55 Në Korçë u përurua Muzeu Mesjetar, ku mes të tjerave janë të vendosura rreth 400 ikona, pjesa më e madhe e të cilave i prezantohen publikut për herë të parë. Në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama tha se sot më në fund trashëgimia kulturore mbrohet, por edhe studiohet në kushtet optimale. “Është pjesë e një qasjeje tonë jo për të rilindur trashëgiminë kulturore, por për të rilindur respektin tonë për të”, tha Rama. Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se nga 400 ikonat e ekspozuara në këtë Muze, 250 shfaqen për herë të parë për publikun. “Qeveria e kaluar nuk kishte prioritet as Muzeun dhe as Kulturën, ndërsa sot kultura është shndërruar në motor zhvillimi”, tha ajo./ Top Channel