Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përurohet fabrika e vajit “Floil” në Gjilan

NULL NULL
09.11.2017 15:46

Kosova nga tash e tutje, do ta ketë edhe një produkt vendor në treg. Kjo ngase kompania Fluidi, ka lansuar në shitje këtë të premte, vajin Floil, njofton Klan Kosova.

Ky vaj do të prodhohet në Gjilan dhe sipas pronarit të fabrikës, Fejzullah Mustafa, produkti i tij, është shumë kualitativ dhe ndër më të mirët në treg.

Kurse, kryetari i komunes së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se familja Mustafa, është shembull i të bërit biznes, dhe se ka ndihmuar shumë me fabrika anën e Anamoravës.

Fjalim në ceremoninë përuruese të kësaj fabrike, ka mbajtur edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, duke thënë se Kosova ka nevojë për më shumë punë si kjo, që të rritet eksporti.

lajme të ngjashme