Përurohet Be All Padel, sport i ri në Kosovë (VIDEO) NULL NULL nga Emanuell Syla 26.07.2022 23:05 nga Emanuell Syla 26.07.2022 23:05 Në Veternik të Prishtinës, të martën, është përuruar hapësira e sportit të padelit me emrin Be All Padel, ku pati shumë të pranishëm. Aty ishin edhe ministri Hajrulla Çeku, kryetari Prishtinës, Përparim Rama, ai i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e të tjerë, duke qëndruar në konak te Besim Shulemaja, që është kryetar i Federatës së Padelit të Kosovës. Pjesë e këtij projekti është edhe ish-kapiteni i kombëtares kuq e zi, Lorik Cana, që tregoi përvojën e tij, duke e dashur këtë sport që në momentin e parë që e praktikoi, njofton Klan Kosova. Të pranishmit përfituan kartela me 30% zbritje për tre muaj, ndërsa u tha se ata që e provojnë këtë sport, do ta duan me automatizëm, si dhe do të hapen pika të tjera në Kosovë.