Përurimi i rezonancës në Pediatri, Vitia: Po punojmë për të shkurtuar edhe listat e pritjes NULL NULL 12.06.2023 14:46 12.06.2023 14:46 Arben Vitia Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me kryeministrin Albin Kurti, sot kanë përuruar rezonancën në Spitalin e Pediatrisë në QKUK. Vitia ka thënë se po punojnë me intensitet të shtuar për të shkurtuar listat e pritjes. Ai gjithashtu u shpreh se po bëhet punë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve, përcjell Klankosova.tv. Është në vazhdën e punës të cilën jemi duke e bërë kohën e fundit, me një intensitet të shtuar për të shkurtuar edhe listat e pritjes në një anë edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë. Paralelisht janë edhe disa projekte shumë të rëndësishme që janë duke u kryer”, u shpreh ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.