Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përtej një drame të Sami Frashërit

NULL NULL
04.01.2016 10:30

Historia e dramës “Besa”, e cila do të kishte premierën më 1875-n, në teatrin osman në Stamboll

Më 25 mars 1875, në teatrin osman u dha për herë të parë shfaqja teatrale “Besa” e shkruar nga Sami Frashëri. Sami Frashëri, ndërmjet të tjerave, shkruan: “Që prej kohësh ma pati pushtuar imagjinatën ideja që të shkruaja një pjesë teatrale, në të cilën të viheshin në pah disa virtyte dhe zakone të popullit shqiptar.

Dhe kjo, jo pse isha bir i këtij populli, por sepse kisha vënë re disa virtyte burrërore e të forta, të denja për skenë, siç ishin dashuria për Atdheun, shpirti i sakrificës, besa dhe fakti që ata nuk e kishin për gjë jetën”.

Salla po mbushej plot, jo vetëm me shqiptarë që gjendeshin me punë në Stamboll, por edhe me dashamirës të artit dhe të kulturës, gazetarë etj. Ç’ishte kjo dramë e Sami Frashërit? Pse ai i kishte lënë punët e shumta të gazetarisë e të enciklopedisë dhe i ishte përveshur punës për të vënë në skenë një dramë?

“Mirëpo, midis kërkesës për një pjesë teatrale dhe aftësisë sime, ishte një hendek shumë i gjerë. Prandaj, njëherë kisha vendosur që këtij qëllimi timit, t’ia arrija nëpërmjet ndonjë tregimi. Mirëpo tregimi mbetet vetëm në mendjen e lexuesve dhe mbetet si diçka abstrakte”. Dhe ja, kjo dramë që po vihej në skenë në teatrin osman nuk ishte abstrakte, përkundrazi…

Drama “Besa” e merrte temën nga Progonati i Shqipërisë në një ambient malësorësh të lirë, të cilët janë lindur dhe rritur në liri dhe si njerëz të lirë nuk mund të duronin dot shfrytëzimin e çifligarëve. Le t’ia lëmë fjalën përsëri autorit. “Më 10 mars fletoren e përfunduar ia dorëzova teatrit. Më 24 dhjetor, në mbrëmje, pjesa do të shfaqej.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/29/pertej-nje-drame-te-sami-frasherit/

lajme të ngjashme