Personit që ngjan me Michael Jackson i kërkohet të bëjë testin e ADN-së NULL NULL 03.11.2019 11:00 03.11.2019 11:00 Një person i cili ka një ngjashmëri të frikshme me Michael Jackson, i është kërkuar për të bërë një test të ADN-së, që të vërtetojë se nuk është ai. Sipas një teorie të çuditshme, Jackson falsifikoi vdekjen e tij, transmeton Klan Kosova. Një video e publikuar ka bërë që fansat të kërkojnë që Sergio Cortes të bëjë një test për të provuar teorinë e tyre. Sergio me origjinë nga Barcelona, ka grumbulluar mijëra ndjekës falë videove të tij si Michael Jackson. Ai ka të njëjtat loke dhe tiparë tërheqëse sikurse që kishte idhulli i tij. Në një video ai thotë: “Përshëndetje për të gjithë fansat e Michael Jackson, ejani dhe më shikoni duke performouar më 23 dhjetor në Hollywood Pattaya”. Fansat kanë lënë komente të shumta si: “O zot, ti nuk je Sergio Cortes, ti je Michael Jackson. Dikush le ta bëjë një ADN”. “Unë kam nevojë për një test të ADN-së”, tha një tjetër. “Michael është kthyer. Lavdëroni Jezusin”, shkroi një tjetër fans, transmeton Klan Kosova.