Përsëri kaos në Kuvendin e Shqipërisë, kalon projektligji për investime strategjike NULL NULL 07.03.2024 12:02 07.03.2024 12:02 Kuvendi i Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë është bërë cak i tensioneve të njëpasnjëshme. Edhe sot është mbyllur mes tensioneve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e ditës së sotme u drejtua nga Ermonela Felaj e cila vijoi me leximin e projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës ndonëse deputetët e opozitës vijuan me protestën duke bllokuar foltoren e duke u rëndë bilbilave, raporton eureonews.al, transmeton Klankosova.tv. Në seancën e sotme u miratuan me shumicë të thjeshtë votash disa projektligje, ku më i rëndësishmi ishte ai për investimet strategjike. Seanca e ditës së sotme zgjati rreth 30 minuta.