Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përpos filmit SHOK, një tjetër film me fëmijë nga Kosova mund të ishte pjesë e Oscars (VIDEO)

NULL NULL
11.03.2016 12:51

Bashkë me filmin SHOK dhe dy aktorët e vegjël që luajnë në të – Lum Veseli e Andi Bajgora – në Oscars 2016 lehtësisht ka mundur të jetë edhe një film që për tematikë ka jetën në Kosovë dhe një tjetër fëmijë që është protagonist kryesor.

Kjo do të ndodhte nëse filmi i përzgjedhur nga Serbia për ta përfaqësuar në Oscars 2016, “Enklava”, do të arrinte të nominohej në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, njofton Klan Kosova.

Filmi ishte një bashkëproduksion mes Gjermanisë dhe Serbisë i regjisorit Goran Radovanoviq.

Ngjarja lidhet me një fëmijë të vogël të quajtur Nendat i cili jeton i izoluar në një enklavë në Kosovë.

Djali i vogël shkon në një shkollë të braktisur, ku ai është i vetmi nxënës në klasë.

Ai lexon një tregim të shkruar të shkruar vet me titull “Shoku im më i mirë”, vargjet e të cilit thonë se shoku i tij më i mirë është gjyshi, me të cilin ai luan domino çdo natë, pasi babai është alkoolik dhe do të donte të shpërngulej në Beograd, kurse gjyshi i tij e qorton atë dhe do të vdes në vendin që ka lindur, në Kosovë.

Sipas përrallës së filmit, Nenad jeton i rrethuar nga komuniteti kosovar mysliman, klima është e tensionuar dhe armiqësore ( pesë vjet pas luftës së fundit në Kosovë).

Fëmija, sipas filmit, është i blinduar në fshat, por ai do që të ketë miq, qofshin ata edhe shqiptarë.

Nendad shoqërohet me shqiptarët, por ai rrezikon të vritet nga një fëmijë shqiptar të cilit ia kanë vrarë serbët babin në luftë.

Ky film, që është vlerësuar shumë nga kritika kinematografike megjithatë nuk arriti që të fitojë një nominim dhe të futet në pesë filmat më të mirë të kategorisë së tij.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme