Përplasje në hyrje të parlamentit të Shqipërisë, deputeti i PD-së thyen xhamin e derës kryesore NULL NULL 14.12.2023 10:00 14.12.2023 10:00 Ka nisur me përplasje të forta mes gardës dhe deputetëve të Partisë Demokratike seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Përplasja e cila kaloi në shtyrje fizike, ndodhi në derën e hyrjes kryesore të parlamentit, raporton “Euronews Albania”. Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën e efektivët të cilët ishin pozicionuar për të mos lejuar hyrjen e tyre. Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës, thyen xhamin e derës kryesore. Deputetët e PD pretendojnë se garda po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar. “Është i papërjashtuar, pse e pengon?!”, dëgjohet të thotë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmen Bardhi, duke iu referuar deputetit Dash Sula, i cili tenton të hyjë duke u hedhur sipër efektivëve të gardës. Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka. Përjashtimi i tyre është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.