Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplasja Xheneta-Drilon në rrjete sociale, a është për vëmendje? (VIDEO)

NULL NULL
28.03.2025 10:56

Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova sot është diskutuar për përplasjet që kanë ndodhur ditëve të fundit mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahut dhe Drilon Ramës.

Xheneta ishte ajo e cila e publikoi një përgjim derisa bisedonte me Drilonin, i cili e kishte ftuar atë të dilnin bashkë, sipas saj.

Pas kësaj Agjencioni për Privatësi i Kosovës e detyroi Xhenetën t’i largonte përgjimet e saj që i publikoi për Drilonin.  Xheneta ka pohuar se do të paraqesë aneksë, sipas saj, ajo ka prova të mjatueshme për të treguar se është vetmbrojtur.

Për këtë në studion e Orës Shtatë sot diskutuan gazetarët Agnesa Demaj, Blerina Shoshi dhe Lorik Kajtazi.

Demaj krejt këtë zhvillim e konsideroi si një shou nga dyshja e përmendur.

“Sidoqoftë, janë vetëm për tërheqje të vëmendjes, por se kanë pritur që iu del kështu, iu doli dardhë me bisht”.

Në të njëjtën linj të mendimit ishte edhe Shoshi, e cila u shpreh se kjo u bë për vëmendje.

“Iu ka dalë loja nga dora, ka qenë lojë për vëmendje, jo lojë të planfikuar. Por pastaj intatet për postime ndaj njëri-tjetrit, e ka ekzagjeruar çështjen”.

Kurse, Kajtazi u shpreh se nuk mendon kështu, sipas tij, Xheneta këtë e bëri për të dëmtuar imazhin e Drilonit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme