Përplasi për vdekje 19-vjeçarin, arrestohet autori i aksidentit tragjik në Durrës NULL NULL 27.10.2025 14:26 27.10.2025 14:26 Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Golem, ku humbi jetën këmbësorja Sh. Sh. Siç shkruan Euronewsal, bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari R. F., i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, transmeton Klankosova.tv. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.