Përplasen tri makina, humb jetën njëri prej drejtuesve NULL NULL 30.05.2016 10:38 30.05.2016 10:38 Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Lezhë. Në aksident janë përfshirë tre makina, veç viktimës ka edhe dy të plagosura. Policia bën me dije se 30-vjeçari Albert (Robert) Delaj, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë duke drejtuar makinën tip “Audi” A4 me targë AA 072 FC në gjendje të dehur, në aksin e vjetër rrugor ish-Fabrika e Letrës-Ishull Shëngjin, në kryqëzim të Ishull-Shëngjinit, është përplasur me mjetin “Audi A-6” me targë UL-AS 193 që drejtohej nga 27-vjeçari Gazmir Mustafiç, shkruan shekulli. Si rezultat i goditjes mjeti me targë UL-AS 193 ka humbur kontrollin dhe është përplasur me makinën tip “Benz” me targë AA 595 LX , që drejtohej nga 44- vjeçarja D.N., banuese në Lezhë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip “Audi”, Gazmir Mustafiç, banues në Ulqin, Mal i Zi. Ndërkohë kanë mbetur të plagosura shtetasja me iniciale D.N., si dhe pasagjerja që ndodhej në mjet me të, M.Gj.. banuese në Lezhë. Dy të dëmtuarat u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Delaj i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.41mg/l u arrestua në kushtet e flagrancës. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për ndjekje të mëtejshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 32 minuta më parë
Kosova Tragjedia në Teksas: Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet, dhjetëra ende të zhdukur 49 minuta më parë