Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Përpjekjet për të siguruar një mjedis të sigurt vazhdojnë”, thotë misioni amerikan në NATO

NULL NULL
18.02.2025 15:30

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aleancën Veri-Altantike (NATO) ka theksuar se kjo  javë shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës.

Në një postim në X, ky mision ka shprehur mirënjohjen për punën e forcave amerikane dhe aleatëve për punën në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it.

“ Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për forcat e SHBA-së dhe aleatëve për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin e këtij misioni, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme