Përmirësoni lidhjen tuaj të dashurisë në vetëm një minutë NULL NULL 30.01.2017 10:45 30.01.2017 10:45 Bela Gandhi, trajnerja e njohur për lidhjet e dashurisë ka treguar sekretin se si të përmirësoni një lidhje, qoftë ajo dashurie, apo familjare e miqësie në vetëm 60 sekonda. Duket se gjithçka është më e lehtë se sa e kemi imagjinuar. Më poshtë janë disa teknika se si të përmirësoni një lidhje dashurie me të dashurin tuaj, transmeton Klan Kosova. Jepini të dashurit tuaj një përqafim një minutësh Të përqafosh dikë që ti e do, ngrit nivelin e hormoneve oxytocin dhe dopaminës, që janë hormone përgjegjëse për kënaqësinë. Pas këtij përqafimi, keni ndjenjën se jeni mbështjellë në një batanije të ngrohtë në një ditë me shi. Kjo ndjenjë do të ju zgjasë tërë ditën. Dërgoni partnerit tuaj një mesazh Shkruani atij ose asaj dhe thjesht tregoni diçka që ju e vlerësoni ose e doni tek ara. Poashtu ju mund të kujtoni ndonjë moment të bukur që keni kaluar bashkë, kjo do të ju mbushë ju dhe personin që keni në krahë me energji pozitive. Ndaloni në shitore, dhe bleni ushqimin ose ëmbëlsirën e preferuar Veprime të vogla si këto janë shumë të rëndësishme në një lidhje dashure. Njerëzit duan që të tjerët të kujdesen për ta, dhe kur ju e bëni këtë, i kënaqni ata.