Përmes projektit “PlaNET SOEN4” synohet evropianizmi i shkollave të Vushtrrisë NULL NULL 25.02.2025 13:12 25.02.2025 13:12 Disa të rinj nga Kosova janë përfitues të një projekti goxha të rëndësishëm. Nënshkrimi i kontratës u bë në Banska Bysteica të Sllovakisë. “PlaNET SOEN 4”, është një projekt edukativ i fokusuar në buxhetimin me pjesëmarrje dhe përfshirjen aktive të komunitetit për nxënësit. Synimi i këtij evropianizimin e shkollave të mesme të larta posaçërisht në Komunën e Vushtrrisë, Korçës, Bijelo Polje, Kielce, Banska Bystrica, ngritjen e kapaciteteve të shkollave si dhe të fuqizojë nxënësit në zhvillimin e aftësive të lidershipit, zgjidhjen kreative të problemeve dhe menaxhimin e projekteve. Nëpërmjet aktiviteteve praktike dhe kreative, nxënësit do të hartojnë dhe zbatojnë projektet e tyre komunitare në shkollat përkatëse, duke nxitur angazhimin qytetar dhe duke përmirësuar ambientet shkollore me ndërhyrje kreative nga vet nxënësit. Përmes këtij projekti, shkollat e mesme të larta do të kenë një rol më aktiv në formimin e liderëve të ardhshëm, duke krijuar një gjeneratë të rinjsh të aftë dhe të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre qytetare. SOEN4 është planifikuar të zgjasë deri në gusht 2027, me një rol të veçantë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndikimin afatgjatë. Koordinatori lokal i projektit PlanET SOEN 4 për Kosovë, Arianit Jashari, ka vlerësuar lartë këtë mundësi për nxënësit si dhe shkollat e mesme, në veqanti “Gjimnazin Eqrem Çabej”, Vushtrri. – Rreth 50 nxënës do të përfitojnë nga trajnimet ndërkombëtare; – Shkëmbime të nxënësve; – Shkëmbime të mësimdhënësve dhe praktikave bashkëkohore; – Ngritje të kapaciteteve; – Rrjetëzim dhe bashkëpunim – 5 Shkolla të mesme të larta; – 5 Organizata Jo-qeveritare nga 5 shtete të ndryshme 👉Zhvillimi i Aftësive të Lidershipit – Përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, nxënësit do të përfitojnë aftësi të reja për të udhëhequr projekte dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre. 👉Zgjidhja e Problemeve dhe Menaxhimi i Projekteve – Një nga synimet e projektit është që t’i pajisë të rinjtë me aftësi të forta analitike dhe praktike për të identifikuar sfidat dhe për të implementuar zgjidhje të qëndrueshme. Ky projekt është një dëshmi e fuqisë së edukimit për të transformuar shoqërinë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e ardhshëm! Ky projekt implementohet nga Agency for Development of Gemer Region 🇸🇰, ACCESS 🇽🇰Association Education by the Internet🇵🇱,, MladiinfoMontenegro 🇲🇪, Balkan Youth Activism🇦🇱dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian🇪🇺