Përmes ndërmjetësimit në periudhën janar-gusht janë zgjidhur rreth 1,650 raste (VIDEO) NULL NULL 01.10.2022 19:16 01.10.2022 19:16 Kosovarët kanë nisur ta përdorin ndërmjetësimin si mënyrë për zgjidhjen e kontesteve. Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili, ka treguar në emisionin Portofol në Klan Kosova FM, se në vitin 2022 janë zgjidhur mbi 1,600 raste. “Janë afërsisht 1,650 raste për periudhën janar-gusht”, ka thënë ajo. “Anëtarë të odës janë 89 ndërmjetësues, ndërkaq të licencuar në total kanë qenë 190, por ka prej tyre që janë tërhequr ose e kanë humbur licencimin. Aktualisht në vend janë rreth 100 ndërmjetësues”. Procesi i rekrutimit të tyre, ajo ka treguar se bëhet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkaq këtë aktivitet mund ta zhvillojnë edhe profesionistë të fushave të tjera, si ekonomistë, sociologë e psikologë. Një ndërmjetësues jo detyrimisht duhet të jetë një jurist”.