Përmbytjet në Teksas: Shpëtimi pengohet nga parashikimi i shirave të rrëmbyeshëm NULL NULL 15.07.2025 19:29 15.07.2025 19:29 Foto: ZUMA/IMAGO Operacionet e kërkim-shpëtimit në Teksas u penguan nga parashikimet e shiut për të dytën ditë radhazi, pasi përmbytjet shkatërruese të 4 korrikut vranë të paktën 131 persona. Shumica e ekipeve të shpëtimit u ndaluan ose u urdhëruan të ndalonin për shkak të shqetësimeve për shira të tjerë të rrëmbyeshëm dhe mundësinë e përmbytjeve të mëtejshme, raporton DW, transmeton klankosova.tv. Ndërkohë, autoritetet ulën numrin e personave të pagjetur në 101, me 97 ende të zhdukur në Kerrville dhe katër të tjerë në qarqet fqinje. Zyrtarët kanë filluar të zbrazin rezervuarët aty pranë në një përpjekje për të gjetur automjetet dhe viktimat e zhytura. Përmbytjet, të cilat përshkuan pellgun e lumit Guadalupe pasi ranë më shumë se 30 cm shi në më pak se një orë, kanë lënë të varrosura ose të zhdukura rimorkio të tëra. Shumica e të vrarëve ishin fëmijë në Kampin Mystic, një vendpushim veror i krishterë vetëm për vajza. /Klankosova.tv