Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përmbytjet në Spanjë lënë 170 mijë persona pa mbulim me telefona celularë

NULL NULL
01.11.2024 18:37

Të paktën 205 persona humbën jetën në Spanjën lindore të goditur nga përmbytjet pas një shiu të rrëmbyeshëm brenda një dite.

Rreth 170 mijë perona ende nuk kanë mbulim me telefon celular, sipas raporteve në Spanjë, shkruan Skynews, përcjell Klan Kosova.

Duke cituar burime të Ministrisë së Transformimit Dixhital, agjencia e lajmeve Europa Press ka thënë se 70 mijë telefona fiks gjithashtu nuk kanë shërbim.

Ndërkohë, kompania energjetike i-De tha mbrëmë se 75% e furnizimit me energji elektrike është rikthyer në Valencia – rreth 114 mijë klientë.

lajme të ngjashme