Përmbyset vetura, dy persona lëndohen nga një aksident i frikshëm në Gramsh NULL NULL 20.07.2026 15:47 20.07.2026 15:47 Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa shkak paraprak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, raporton Euronews Albania. Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.