Përmbledhja e Superligës së Kosovës në futboll (VIDEO) NULL NULL nga Shpend Spahija 22.03.2021 17:38 nga Shpend Spahija 22.03.2021 17:38 18 vjeçari, Ardit Tahiri, ia siguroi ekipit të tij, Besës, vetëm fitoren e dytë sezonale pas xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll. Pejanët, që gjenden në pozitën e fundit në tabelë, shkaktuan befasinë e kësaj jave duke triumfuar përballë Feronikelit me rezultat 2-1, njofton Klan Kosova. Të shtunën, befasi ka shkaktuar edhe ekipi e parafundit në renditje, Drenica, duke ndaluar me barazim 1-1 kampionen aktuale, Dritën. Lëshimin e kësaj të fundit e shfrytëzoi më së miri Ballkani, që një ditë më pas fitoi 0-2 ndaj Trepçës’89, duke kaluar në pozitën e parë me pikë të barabarta me gjilanasit. Therandasit me këtë triumf janë ekipi që kanë më së shumti fitore në kampionat, gjithsej 17. Kjo falë sulmit më efektiv në Superligë, me 58 gola të shënuara, ku 26 prej tyre mbajnë emrin e golashënuesit më të mirë, Mirlind Daku. Ish-ekipi i sulmuesit 23 vjeçar, Llapi, ka vazhduar me formën e mirë duke arritur fitoren e tretë rresht në të gjitha garat. Pas suksesit me Besën në kampionat dhe me Trepçën’89 në kupë, lojtarët e Tahir Batatinës triumfuan ndaj Arbërisë 4-3. Kështu, ekipi i Dobrajës së Madhe nga Lipjani së bashku me Drenicën, janë të vetmet që në pesë ndeshjet e fundit kampionate nuk e kanë shijuar fitoren, duke humbur tre herë dhe barazuar dy herë. Një nga barazimet është me Gjilanin që do ta zhvillojë ndeshjen e mbetur të kësaj xhiro kundër mbrojtjes më të fortë në ligë, Prishtinës, më 30 mars. klankosova.tv