Përleshje në Ferizaj – arrestohen disa persona (VIDEO) NULL NULL 08.08.2020 23:42 08.08.2020 23:42 Sot rreth orës 22:30 ka ndodhur një përleshje fizike midis disa personave në rrugën “12 Qershor” në Ferizaj. Një lexues i Klan Kosova ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, nga ku mund të vërehet se Policia ka arrestuar disa persona. Sipas këtij lexuesi, në përleshje janë përfshirë gjashtë persona – katër vajza dhe dy djem, të cilet janë shoqëruar për në stacion policor. Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Policisë për këtë rajon për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti, mirëpo deri me tani nuk ka marrë përgjigje. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025