Përleshen katër të mitur në Obiliq, njëri theret me thikë NULL NULL 30.06.2025 10:10 30.06.2025 10:10 Foto ilustruese e rrahjes. Katër persona (të mitur) janë përleshur fizikisht mes vete. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Obiliq. Sipas policisë, njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë, transmeton Klankosova.tv. Tutje në raportin 24 orësh shkruan se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia transmeton Klankosova.tv. Rasti po hetohet dhe është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.