Përkujtohet albanologu Robert Elsie NULL NULL 04.10.2017 10:36 04.10.2017 10:36 Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është mbajtur akademi përkujtimore për albanologun Robert Elsie. Me këtë rast, kryetari i ASHAK-ut, ka thënë se Elsie mbetet një prej njerëzve me kontribut më të madh në përhapjen e kulturës shqipe. Ai ka nënvizuar se sa ishte gjallë e kishin konsideruar gjithmonë pjesë shumë të rëndësishme dhe të çmuar të akademisë, njofton Klan Kosova.