Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përkrahësja e Kosovës, Roberta Metsola edhe një mandat presidente e PE-së

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 16.07.2024 13:17
Roberta Metsola
Roberta Metsola. Foto: Arkiv

Me 562 vota për,  Parlamenti Evropian, që ka 720 ulëse e ka zgjedhur politikanen nga Malta, Roberta Metsola, për presidente të PE-së, kjo duke i dhënë edhe  mandatin e dytë në krye të institucionit ligjëvënës të Bashkimit Evropian.

Në fjalimin e saj pas marrjes së detyrës, Metsola, u zotua se do punojë që Bashkimi Evropian, të mbetet fuqi botërore, dhe se unioni duhet të luftoj diktaturat që sipas saj janë në fqinjësi, sikur edhe rreziqet që BE-ja po përballët që ajo i quan “shumë reale”.

Me patjetër ajo foli për zgjerimin e bashkimit që për momentin ka 27 vende e që sipas saj kjo duhet të ndryshoj shpejt. Në veçanti ajo  përmendi  edhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëdnimor,  duke thënë se progresi i tyre drejt BE-së, u është mohuar shumë gjatë dhe se kjo duhet të ndryshojë, njofton Klankosova.tv.

Kundërkandidatja e Metsolës, politikanja majtiste nga Spanja Irene Moreno, mori vetëm 61 vota në procesin e votimit.

Parlamenti Evropian, është i vetmi institucion i unionit që e pranon Kosovën, shtet të Pavarur dhe Sovran.  Për shkak të pesë shteteve mosnjohëse një gjë të tillë nuk e bënë Komisioni dhe Këshilli Evropian.

 

 

lajme të ngjashme