Përkrahën publikisht ISIS-in, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy të pandehurve NULL NULL 26.09.2025 11:45 26.09.2025 11:45 ISIS - Foto nga Politico Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër D.B., dhe E.B., për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, ku bazuar në njoftimin e Prokurorisë Speciale, të njëjtit kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur publikisht veprimet e organizatës terroriste ISIS, transmeton Klankosova.tv. Sipas aktakuzës, D.B., dhe E.B., përmes rrjetit social “Facebook” dhe “TikTok” , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad. Prokuroria thotë tutje se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime potencialisht mund të prishet rendi publik. “D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë sipas ligjeve në fuqi, dhe t’iu vazhdohet masa e paraburgimit ndaj D.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak ndaj E.B”, thuhet tutje në njoftim.