Përjetimet “heroike”, ëndrra e ushtarëve ishte Kosova e lirë (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 25.08.2023 20:45 nga Agnesa Sahiti 25.08.2023 20:45 Temperaturat e larta nuk i bënë telashe, e emocionet e përziera iu panë në fytyrë. Vahide Tixhaj ndjen krenari e edhe dhimbje për djalin, Sahitin, që në moshën 24-vjeçare u vra si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Luzhincë të Suharekës. “Me vullnet të vetin ka dalë, i kam thanë ‘Sahit ku je tu shku!, Ku janë shokët edhe unë jam tu shku. Ani nanë hajt rruga e mbarë inshallah shkon mirë e vjen mirë me shokët e tu’”, deklaroi Tixhaj. Veç 19 vjet i kishte Hasan Shala kur vendosi t’i bashkohej UÇK-së, e si ra dëshmor e kujton mirë vëllai i tij, Hamza. Luftëtarët e Brigadës 121 Kumanova erdhën t’i nderojnë të mëdhenj e të vegjël, derisa homazhet nuk munguan. E komandantin e kësaj njësie, Ismet Jasharin, e kujton çdo vit edhe nipi i tij, Lirimi. Të premten në fshatin Kleçkë të Malishevës u shënua 25-vjetori i dëshmorëve të UÇK-së dhe Dita e Brigadës 121 “Kumanova”, me një tubim përkujtimor.