Përjetimet e refugjatëve sirianë e prekin edhe lojtarin kosovar të ragbit në Kanada NULL NULL 14.09.2015 11:46 14.09.2015 11:46 Çështja e refugjatëve sirianë e ka prekur edhe lojtarin e ragbit, Lirim Hajrullahu i cili po ashtu kishte përjetuar një ndjenjë të tillë, kur së bashku me familjen e tij ishte larguar nga Kosova në Kanada për shkak të luftës. Hajrullahu aktualisht është pjesë e klubit Blue Bombers nga Kanadaja, shtet ky në të cilin ai jeton së bashku me familjen e tij. Ai rrëfen për gazetën kanadeze “Winnipeg sun” se ishte nëntë vjeçar kur u largua nga vendlindja ndërsa ka përshkruar tmerrin që kishte përjetuar së bashku me familjen e tij që nga momenti kur ishte larguar nga shtëpia. Hajrullahu ka folur edhe për pritjet në kufirin me Maqedoninë si dhe rrugën që e përshkoi drejt Kanadasë, shkruan më tej Winnipegsun, përcjellë Klan Kosova. Sipas tij, ngjarjet e fundit të refugjatëve sirianë të cilët për shkak të luftës po detyrohen të kërkojnë strehim në vendet evropiane e kanë prekur shumë, pasi siç tha ai edhe vet e ka përjetuar ndjenjën e dëbimit.