Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përgjigja e Mourinhos kur Wengeri e la jashtë librit të tij

NULL NULL
06.08.2024 19:35

Më 2020, Arsene Wengeri, trajneri legjendar i Arsenalit, e kishte botuar librin e tij autobiografik, “Jeta ime në të kuqe dhe në të zezë”.

Mirëpo, në libër kishte rënë në sy mungesa e rivalit të tij, Jose Mourinho, pavarësisht përballjeve të shpeshta mes tyre ndër vite.

Atëbotë Mourinho kishte dhënë përgjigjen e tij se pse francezi e kishte shmangur tërësisht emrin e tij nga libri.

“Pse nuk u përmenda në librin e Arsene Wengerit? Sepse ai kurrë nuk më ka mposhtur. Ju nuk do të shkruani një kaptinë për 12-14 ndeshje që s’i keni fituar asnjërën, prandaj pse të flasë për mua në librin e tij?” ka thënë Mourinho.

“Libri është një gjë për t’ju bërë të lumtur, krenar, prandaj e kuptoj në mënyrë të përsosur situatën”.

lajme të ngjashme