Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përgatisni zbutës rrobash vetë në shtëpi

NULL NULL
03.07.2018 14:00

Jo gjithmonë na ndodhet në shtëpi zbutësi i rrobave, pa të cilin nuk mund të bëjmë.

Për t’i shpëtuar situatës, mund t’i shikoni disa mënyra të lehta të përgatitjes së zbutësit të rrobave, në kushte shtëpie!

Jeni gati?

Ndiqni hapat si më poshtë:

Përbërësit:

  • 50ml uthull molle
  • 100ml ujë
  • 2 lugë gjelle sodë buke
  • disa pika vaj esencial.

Përgatitja:

  • Merrni një enë apo një bidon bosh që nuk ju duhet, lajeni mirë dhe më pas hidhni brenda tij 100 ml ujë dhe 50 ml uthull të bardhë.
  • Shtoni 2 lugë gjelle sodë buke dalëngadalë, pasi krijon shkumë. Trazojini mirë të gjithë përbërësit dhe zbutësi juaj është gati.
  • Mund t’i shtoni disa pika vaj esencial me aromën që ju dëshironi. Mbylleni bidonin dhe përdorni sa herë t’ju duhet!

 

lajme të ngjashme