Përfundon pjesa e parë, Kosova rastet – Armenia golat e miqësores NULL NULL 06.06.2025 19:48 06.06.2025 19:48 Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Armenisë e cila po zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Pas 45 minutave të para, Kosova po mposhtet nga Armenia me rezultat 1:2, ku avantazhin e parë armenët e morën pas autogolit të Shaipit në minutën e 8-të të takimit. “Dardanët” barazuan shifrat me supergolin e Lumbardh Dellovës, i cili realizoi në të 23-ën, njofton Klankosova.tv. Ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Armenia kaloi sërish në epërsi me golin e bukur të Spertsyan. Kosova pati edhe disa raste të mira shënimi, por që portieri armen ishte në krye të detyrës.