Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon pjesa e parë e finales së Superkupës

NULL NULL
05.09.2021 17:48

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Superkupës në Basketboll në mes të Prizrenit dhe Trepçës me rezultat 44:35 në favor të Prizrenit.

Ndeshja në dy çerekët e parë shkoi  baras, me përfundimin e çerekut të parë duke përfunduar 22:19 në favor të prizrenasit, njofton Klankosova.tv.

Më pikë personale, për momentin është duke udhëhequr Arti Hajdari me 17 pikë.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatinë e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Për të shkuar në finale, Prizrenit iu desh ta mposht Dritën dhe Pejën, kurse Trepca kaloi përmjet Rahovecit dhe Yllit.

Ndeshjen mund ta përcjellin drejtpërdrejt në Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.