Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon pa gola pjesa e parë mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë

NULL NULL
14.10.2024 18:46

Pjesa e parë në “Mikheil Meskhi Stadium” ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Gjeorgjia dhe Shqipëria përkundër insistimit për ta gjetur golin e avantazhit, nuk e arritën atë.

Kuq e zinjëve u duhet medoemos fitorja në këtë ballafaqim, për ta mbajtur hapin për pozitën e parë, raporton Klankosova.tv.

Dy humbjet e fundit, e para pikërisht nga ky kundërshtar dhe e dyta nga Çekia, ia kanë vështirësuar tej mase gjasat për një gjë të tillë, sikurse e kanë ndezur edhe alarmin e rrezikut për të përfunduar në vendin e fundit, që do të nënkuptonte rënie në një kategori më poshtë, nga Liga B në atë C të “UEFA Nations League”.

Fitorja eventuale sonte në Tbilisi, do t’i kthente ‘shqiponjat’ brenda objektivit madhor, pasi dy ndeshjet e muajit nëntor do t’i zhvillojnë në shtëpi, ndaj çekëve dhe ukrainasëve.

lajme të ngjashme