Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon pa gola miqësorja në mes Uellsit dhe Shqipërisë

NULL NULL
05.06.2021 19:51

19:51

Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore në mes Uellsit dhe Shqipërisë në “Cardiff Stadium”.

Ndeshja ishte e hapur dhe kishte raste shënimi nga të dyja kombëtaret por që nuk arritën që t’i konkretizojnë ato.

Shqipëria ishte ajo që e kishe dominimin në fushë qoftë me raste por edhe me posedim të topit në të dyja pjesët por që pa sukses për gol.

Kujtojmë se Shqipëria do ta luaj edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Republikes Çeke me datë 8 qershor.


19:42

Një tjetër tensionim i situatës ka ndodhur në mes të lojtarëve të Shqipërisë dhe atyre të Uellsit në minutën e 83’ të takimit ku pas një ndërhyrje të Lacit, ka qenë Abrashi ai i cili ka ndërhyrë që t’i qetësoj gjakrat, por që edhe ai u ndëshkua me karton të verdhë së bashku me Lacin nga Shqipëria dhe Mepham nga Uellsi.


19:31

Uellsi ka bërë edhe një tjetër zëvendësim ku në vend të Tyler Robet ka hyrë ylli i Tottenhamit, Gareth Bale, në minutën e 71’ të takimit.

Në anën tjetër te Shqipëria kanë dalur nga loja Bekim Balaj ku në vend të tij ka hyrë Sokol Cikalleshi dhe në vend të Ermir Lenjanit ka hyrë Lorenc Trashi.


19:17

Po zhvillohet minuta e 58’ e takimit Uells – Shqipëri ku lojtari i vendasve, Norrington Davies, është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrje në sulmuesin shqiptar, Rey Manaj, i cili më pas e rrëzoi edhe trajnerin e kuqezinjve, Edi Reja.


19:10

Ka filluar pjesa e dytë në mes Uellsit dhe Shqipërisë.

Po zhvillohet minuta e 51’ e takimit pa ndonjë rast të mirë shënimi.

Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll me dominimin e Shqipërisë edhe me raste edhe me posedim të topit.


18:49

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores në mes Uellsit dhe Shqipërisë ku kuqezinjtë kanë arritur që ta kthejnë dominimin në fushë edhe me raste, por edhe me posedim të topit.

Shqipëria pati disa raste të mira shënimi, por edhe posedimin arriti që ta kthejë në favor të tyre ku 48 për qind i takoi Uellsit dhe 52 për qind Shqipërisë.

Gjatë ndeshjes me kartonë të verdhë u ndëshkuan Ardian Ismajli dhe Rey Manaj nga Shqipëria, ndërsa tek Uellsi u ndëshkua David Brooks, njofton Klankosova.tv.


18:39

Pas një përleshje që ndodhi mes lojtarëve të Uellsit dhe të Shqipërisë, referi i ndeshjes, Doyle, ka ndëshkuar me karton të verdhë Rey Manajn e Shqipërisë dhe David Brooks të Uellsit.



18:32

Po zhvillohet minuta e 27’ e miqësores Uells – Shqipëri ku nuk po mungojnë rastet e mira shënimi nga të dyja anët.

Uellsi po dominon më shumë, ndërsa mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, është ndëshkuar me karton të verdhë.


18:24

Është duke u zhvilluar minuta e 20’ e miqësores në mes Uellsit dhe Shqipërisë ku momentalisht uellsianët janë ata që e kanë dominimin sa i përket rasteve, por edhe posedimit të topit me 55 për qind për Uellsin dhe 45 për qind për Shqipërinë.

Por, sulmuesi shqiptar, Rey Manaj për pak sa nuk shënoi pas një rasti të mirë, por që goditja e tij shkoi mbi portë.


18:07

Ka nisur ndeshja miqësore në mes Uellsit dhe Shqipërisë në stadiumin “Cardiff City”.

Shqipëria luan me Gentian Selmanin, Berat Gjimshitin, Marash Kumbullën, Ardian Ismajlin, Amir Abrashin dhe Emir Lenjanin, Keidi Bare, Endrit Çekiçin, Albi Dokën, Rey Manajn dhe Bekim Balajn.

Ndërsa, Uellsi ka startuar me Hannessey, Ampadu, Mepham, D. Davies, N. Williams, Levitt, Allen, Ramsey, N. Davies, Brooks, T. Roberts.

Klankosova.tv do t’iu mbajë të informuar për çdo gol, rast të mirë shënimi, karton dhe zhvillime të tjera gjatë kësaj ndeshje.

 

lajme të ngjashme