Përfundon operacioni i shpëtimit emergjent në Kharkiv NULL NULL 06.10.2023 18:51 06.10.2023 18:51 Punonjësit e urgjencës kanë përfunduar operacionin e tyre të shpëtim-kërkimit në Kharkiv të Ukrainës pas një sulmi me raketa gjatë natës në këtë qytet. Siç kemi raportuar, një djalë 10-vjeçar, trupi i të cilit u nxor nga rrënojat me pizhame Spider-Man dhe gjyshja e tij vdiqën të dy nga sulmi. Shërbimi i urgjencës shtetërore të Ukrainës tha se numri i të plagosurve është 30, ndërsa 12 janë në spital.