Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon numërimi i votave me postë – VV e para me 51%, pason LDK me 30%

NULL NULL
04.03.2025 18:01
Pamje gjatë numërimit të votave nga zgjedhjet 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar numërimin e votave me postë.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, tani janë procesuar 100 për qind e votave.

Bazuar nga këto të dhëna, Lëvizja Vetëvendosje i ka 31 mijë e 963 vota, apo 51.57 për qind;

E dyta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës, që i mori 18 mijë e 933 vota, apo 30.55 për qind;

Në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 878 vota, apo 9.48 për qind;

Kurse, koalicioni AAK-Nisma, i ka mbledhur 2 mijë vota apo 3.23 për qind e votave me postë.

Tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me numërimin e votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta.

Përfundimi i procesit të numërimit pritet të bëhet nesër me datë 5 mars. /Klankosova.tv

Përfundon numërimi i votave me postë
lajme të ngjashme