Përfundon numërimi edhe në Himarë, kryeson PS-ja NULL NULL 12.05.2025 11:36 12.05.2025 11:36 Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar. Tv Klan raporton se Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota. E dyta vjen Partia Demokratike me 2370 vota. Sakaq, partitë e tjera kanë marrë në total 668 vota. Janë shënuar gjithashtu 214 vota të pavlefshme.Pritet që të nisë numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike.Harta e qarkut Vlorë deri më tani duket ngjyrë rozë, si simbolizuese e mbizotërimit të votave më të shumta të Partisë Socialiste.