Përfundon me sukses ekspedita në Mount Blanc NULL NULL 15.07.2015 15:15 15.07.2015 15:15 Alpinistët e “Klubit Alpin Prishtina” kanë përfunduar marshin për pushtimin e majes Mount Blanc. Pas një ecje goxha të rrezikshme e të mundimshme e cila zgjati 3 ditë e gjysmë, 12 alpinistët kosovarë tani kanë zbritur në Chamonix, zonë turistike kjo në një pjesë të alpeve, në Francë. Në këtë grup, pjesmarës ishin edhe 3 femra, alpiniste, Arineta Mula, Flutura Ibrahimi, dhe Afërdita Tahiri, të cilat deri më tani llogariten të jenë femrat e para kosovare që pushtojnë këtë bejshkë. Udhëheqësi i Klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj tha për Klan Kosovën se ekspedita e pushtimit të Mount Blank u krye me sukses dhe pa incidente. Përveç veçantisë se në grup kishin femra, këtë expeditë të veçantë e bën edhe fakti se i gjithë grupi arriti në maje. Njëri nga guidat e kësaj ekspedite, Qëndrim Sopi tha se të gjitha sfidat e perjetuara gjatë ecjes, u kaluan me shumë lehtësi, sepse punuan për njëri tjetrin si grup. Qëllimi i përbashkët për të arritur majën i bëri më të fortë edhe ndaj temperaturave të ulta. Mount Blanc ose “ Malet e Bardha” kanë 4810 metra lartësi mbi detare dhe si e tillë njihet si maja më e lartë në Alpe dhe në Europe.