Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon kampionati i notit në Kosovë

NULL NULL
19.08.2015 12:23

Në fshatin Zllakuqan të Klinës është zhvilluar kampionati i Kosovës në sportin e notit, njofton Klan Kosova.

Sekretari i Federatës së Notit, Astrit Haliti tha se kjo garë  ishte ndër garat më masovike prej pasluftës duke marrë pjesë 150 gaures prej 10 klubeve nga e gjithë Kosova.

Në konkurrencën e femrave ka dominuar Rita Zeqiri e cila për dy ditë gara ka arritur të marrë 12 medalje ndërsa edhe  ka vendosur edhe katër rekorde të reja të Kosovës.

Në këtë ngjarje janë ndarë shpërblimet për të gjitha kategoritë.

lajme të ngjashme