Përfundon drama e pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut NULL NULL 05.11.2023 15:20 05.11.2023 15:20 Një situatë e pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut ku ishte i përfshirë një fëmijë i vogël ka përfunduar pas 18 orësh, sipas policisë lokale. Burri kaloi përmes një pengese sigurie dhe shkoi në pistën e aeroportit të shtunën mbrëma me vajzën e tij katërvjeçare në makinë dhe u parkua nën një avion. Ai përfundimisht iu dorëzua autoriteteve “pa rezistencë”, sipas policisë, dhe u arrestua. “Fëmija duket se është i padëmtuar”, shkruan ata në X (ish-Twitter), raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Incidenti shkaktoi ndërprerjen e disa fluturimeve brenda dhe jashtë aeroportit. Tani po bëhen përpjekje për të rifilluar funksionimin.