Përfundon bastisja në shtëpinë e Artan Behramit NULL NULL 31.10.2023 17:15 31.10.2023 17:15 EULEX-i ka përfunduar bastisjet në shtëpinë e Artan Behramit dhe prindërve të tij. Avokati Artan Qerkini ka thënë para gazetarëve se Artan Behrami nuk është i dyshuar dhe se hetuesit e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kryen bastisje në shtëpinë e tij në përpjekje për të siguruar prova për rastet që po gjykohen në Speciale. Sipas tij, EULEX-i ka konfiskuar “pajisje dhe dokumente që nuk kanë fare relevancë” për gjykimet. “Imagjinoni, janë konfiskuar iPad-ët e fëmijëve që në dukje të parë shiheshin se shërbejnë për shkollimin dhe lojërat e fëmijëve”, tha ai. Kjo bastisje është kryer urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuar të Gjykatës së Hagës. Bastisja ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit, raporton Klan Kosova. Kjo vjen një ditë pasi ai kishte reaguar ndaj aksionit të zhvilluar në shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, Artan Behrami, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj kanë qenë këshilltar të ish-presidentit Hashim Thaçi.